index

Numrat kontaktues:

+38344128770

+355673835770

+491732917343

DEVATOURS Agency

Bazuar në rrjetin tonë gjithnjë në rritje, për shumë njerëz në Kosovë dhe Shqiperi, ne jemi bërë porta dalëse në Evropë dhe në tëre botën. Me linjat e rregullta nga Prishtina dhe Tirana për në Metropolet evropiane të shumta, si dhe me fluturimet Charter, Deva Tours ua hape klientëve të saj botën e udhëtimit.

Qëllimi jonë është që të mbetemi edhe më tutje ofruesi kryesor i udhëtimeve me autobus në Kosovë dhe Shqiperi per ne Gjermani dhe anasjelltas si dhe gjithashtu të përforcojmë dhe të zgjerojmë këtë pozicion edhe përkunder konkurencës edhe më tutje. Synimi jonë kryesor është që kërkesat e klientëve tanë t`i përmbushim duke patur kujdes në cilesi dhe kualitetin e shërbimit.Bashkëpunëtorët tanë me njohuritë e tyre në shumë gjuhë janë të specializuar në fluturime drejtë destinacioneve më të rëndësishme në Evropë dhe Kosovë e Maqedoni. Ata janë personat tuaj kontaktues për të gjitha pyetjet tuaja. Pavarësisht kërkesës suaj për vizitën tuaj familjare, udhëtimin tuaj afarist ose vetëm për pushimet tuaja, ne do ju këshillojmë në menyrë kompetente dhe gjithëpërfshirëse sikurse askush tjetër.

Për këtë ne u falenderohemi përzemërsisht klientëve tanë për besimin e treguar ndaj nesh. Klientëve tanë besnik që janë në rritje u falenderohemi për rekomandimin e udhetimeve tona.Besimin tuaj ndaj kompanise sonë, e cila mishëron frymën përparimtare të themeluesit AVDI AVDIJA, ne e shohim si mirënjehohje shumë të vecantë.

Historiku

Deva Tours e sotme është themeluar në vitin 1992 nga Avdi Avdija.
Vizioni tij ishte: Ai deshi që shqipëtarëve që jetonin në Evropë tiu ofronte mundësi udhetimi të volitshem, të sigurt dhe të besueshme për ti vizituar të afërmit e tyre në Kosovë dhe rrethinë. Qysh në vitet e para të themelimit Deva Tours organizoi udhetimin e saj të parë për ne Prishtinë.. Duke bërë këtë hap Avdi Avdija në Kosovë nisi një epokë të rë të transportit tokesor të udhëtarëve dhe krijoj themelin për zhvillimin e mëtejmë të kompanise. Është meritë e tij dhe në bazë të angazhimit të tij vizionar Kompania jone Deva Tours sot është kompania e transportit te udhetareve me Evropen me e madhja në regjionin e Ballkanit.

Zgjerimi i kompanise

Në vitin 1997 Avdi Avdija hapi seline edhe në Gjermani nen udheheqjen e vellaut te tij Sefer Avdija .Me degën e saj të re në Gjermani , Deva Tours ishte e pranishme me nisjet e autobuseve në shume qytete të Gjermanise.

Për të mundësuar dhe për të siguruar në periudhë afatgjate kualitet të lartë të finalizimit dhe të realizimit të udhëtimeve Avdi Avdija inicoj ndër të tjera partneritete strategjike me agjensione te udhetimit edhe me kompani tokesore dhe ajrore me renome.

Me vdekjen e tij në 16 Korrik 2020 Avdi Avdija la një boshllëk të madh. Dashuria e tij për të tjerët dhe angazhimi i tij social do të mbeten të paharruara. Ai ishte një pionier dhe Deva Tours mbanë ëndrrën e tij si qellimi kryesor i kompanis

“Se është kenqesi te jesh i pari”

Arianit Avdi Avdija ,i biri i Avdi Avdija , me një angazhim dhe kompetencë të madhe që nga viti 2020 se bashku me agjen e tij Sefer Avdija udhëheqe kompaninë profesionalisht dhe krejtësisht në kuptimin e themeluesve në një kurs të suksesshëm.

Te Deva Tours klientet jane ne qender te vemendjes . Ju si klientët tanë mund të mbështeteni në besueshmërinë, sigurinë dhe korrektësinë tonë. Qëllimi ynë kryesor eshte që t`ju sjellim në mënyrë të sigurtë dhe të këndshme në destinacionin tuaj dhe gjithashtu përsëri. Fundamenti i Deva Tours janë punonjësit.Deva Tours siguron vende pune të sigurta dhe poashtu kushte të mira pune . Deva Tours gjithmonë siguron një nivel të lartë të cilësisë së udhëtimeve dhe shërbimeve. Kete ua kemi borxh klientëve tonë besnik, partnerëve si dhe punonjësve tonë. Sot dhe e ardhmja- Burimet financiare investohen me besnikëri në të mirë të njohurive dhe besimeve tona, me qëllim të sigurimit të së ardhmes afatgjatë të kompanisë sonë.